2.8 C
Skopje
Saturday, December 14, 2024

Mizrahi: Ka dyshime se edhe sot dikush po fiton para në shpinë të të sëmurëve me kancer

Për shkak të dyshimeve të bazuara për fitimin e parave nga shpina e pacientëve dhe trajtim joadekuat të pacientëve me kancer, kryetarja e Komisionit Hetimor në Kuvend për skandalin e Onkologjisë, Rashela Mizrahi, njoftoi se sot pasi të dëgjojnë dëshmitarët e fundit, ata do të kërkojnë vazhdimin e kompetencave dhe punës së komisionit.

Ajo tha se në rastin e Onkologjisë ka gjetje të reja nga të cilat, sipas saj, janë të qarta tri gjëra, gjegjësisht se Fondi ka urdhëruar dhe përgatitur një raport që lë dyshime se edhe sot të sëmurët marrin trajtim joadekuat, se edhe sot barnat paguhen në miliona euro përkundër sasive të ruajtura dhe se ilaçet u jepen pacientëve në qese dhe faturohen sikur të ishin aplikuar nga Klinika.

Ajo raportoi se sot është dita e fundit për dëgjimin e dëshmitarëve dhe ekspertëve për skandalin e Onkologjisë. Deri më tani janë dëgjuar 49 dëshmitarë dhe ekspertë, ndërsa dhjetë nuk janë paraqitur edhe pse ishin të ftuar

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit