21.8 C
Skopje
Monday, May 13, 2024

Miteva: BDI dhe LSDM bëjnë prokurim publik për tekste digjitale një muaj para se të largohen nga Qeveria

VMRO-DPMNE thotë se Ministria e Arsimi dhe Shkencë ka hapur një prokurim publik në vlerë prej 800 mijë eurosh, në kohë zgjedhjesh, për tekste dgjitale në gjuhë të huaja. Zëdhënësja e Marija Miteva, ka deklaruar se heshtja e Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës për prokurimet publike skandaloze për tekstet digjitale në gjuhë të huaja, vetëm sa konfirmon atë që po thonë – se anulojnë një prokurim publik me arsyetim banal dhe parashikojnë një prokurim të ri milionësh.

“E pyesim sërish dhe i kujtojmë publikut fillimisht blerjen e 500 mijë eurove nga kompania TRIMAX për tekste digjitale që askush nuk i ka përdorur, ndaj shtrohet pyetja nëse tani sërish, e njëjta kompani është shpërblyer me 800 mijë euro fantastike. Po ashtu, është skandaloze fakti që me blerjen e re po kësaj kompanie i ndahen sërish mjete për tekste digjitale, sërish për klasën e IV-të, të cilat tashmë ishin mbuluar nga blerja e mëparshme.

Situata në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës është alarmante, vetëm një muaj para largimit nga pushteti, BDI dhe SDS bëjnë një tjetër blerje publike, për tekste digjitale. I vetmi ndryshim është se këtë herë prokurimi publik është për tekstet digjitale për të cilat nuk ka kurrikula. Dmth, megjithëse nuk janë botuar programet mësimore për klasat e 7-ta, të 8-ta dhe të 9-ta, megjithëse nuk janë bërë tekste për këto klasa, janë planifikuar miliona dollarë për versionet dixhitale.

Meqenëse MAS hesht, pyesim drejtpërdrejt nëse planifikojnë ta ndajnë këtë tender me të njëjtën kompani, apo këtë herë kanë në plan ta bëjnë me Ars Studio, kompania fituese e tenderit për 5 milionë euro fantastike për përkthimin e tekstet shkollore?

Të dashur miq, prandaj ndryshimet janë në dorën tuaj, Maqedonia është sërish e juaja!”, ka deklaruar zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit