Shkup, 2 korrik – Maqedonia e Veriut është shtet stabil dhe i sigurt, dhe është në komunikim të vazhdueshëm me aleatët me qëllim forcimin e sigurisë kolektive të Aleancës, theksoi ministri i mbrojtjes, Vlado Misajllovski.
Në raportin për punën e kryer, ai potencoi se për modernizimin e ARM‑së me SHBA‑të janë nënshkruar marrëveshje në vlerë prej rreth 339 milionë eurosh dhe se furnizimi me pajisje ushtarake është në fazën përfundimtare.
Gjenerali Sashko Lafçiski theksoi se janë në zhvillim trajnimet për pilotët dhe teknikët për helikopterët ushtarakë shumëqëllimorë nga kompania italiane “Leonardo”, nga të cilët dy të parët pritet të mbërrijnë deri në fund të vitit.
Sa i përket pagave dhe kushteve në ushtri, ministri Vlado Misajllovski deklaroi se më 15 të këtij muaji tashmë është caktuar takim me sindikatat. përcjell Zhurnal.mk .





