24.8 C
Skopje
Tuesday, April 30, 2024

Mirësia e hirshme dhe e qetë e bën të fortë personalitetin dhe solidaritetin!

njerëzit po largohen me shpejtësi nga njëri-tjetri, gjithçka bëhet për hir të fitimit, konkurrenca e ashpër i verbon sytë dhe nëpërkëmben të gjitha vlerat njerëzore.
Është unike dhe e çmuar, ashtu si guri i çmuar. Duhet të mbrohet dhe të ruhet; sepse vetëm mirësia do të na shpëtojë në një botë ku dominojnë lakmia, paraja dhe e keqja”.

Kur vjen Muaji i Ramazanit, ne ndajmë histori dhe veprime dashamirësie dhe dhembshurie për një muaj.
Tanimë ne duhet të rishqyrtojmë filozofinë dhe metodën e mirësisë.

Duhet ta bëjmë zakon që ta mbajmë gjallë ndihmën humanitare individualisht dhe institucionalisht për 11 muaj të tjerë.
Në fakt, ne duhet të rishtrojmë pyetjen: “Për kë po bëjmë mirë dhe si duhet ta bëjmë atë?”

Ndërsa epoka moderne globale shkatërron të gjitha kulturat kombëtare dhe lokale, ne jemi dëshmitarë se gjykimet e vlerave fetare dhe ideologjike kanë filluar të shpërbëhen.
Standardet e lindura morale janë konsumuar në masë të dukshme.

Jemi dëshmitarë se edhe ithtarët e feve dhe ideologjive po përjetojnë trauma të heshtura përballë zhvillimit marramendës të teknologjisë dhe epokës digjitale.
Tani është bërë e pashmangshme për njeriun që të qerojë hesapet me personalitetin e tij individual dhe shoqëror dhe të diskutojë nevojën e tij për restaurim shpirtëror.

Gjendja pa rrugëdalje e njeriut modern manifestohet në dy mënyra: Njeriu i pashpresë i kapur në vorbullën e modernizmit dhe tjetri është personi i deformuar nga modernizmi dhe i kthyer në pacient.
Vlerat morale shoqërore paramoderne duket se po na thërrasin drejt vetes në këtë periudhë tranzicioni.

Llukman Hekimi thotë në këshillat drejtuar birit të tij:
“Biri im, mos bëj kompromis për tri gjëra në jetën tënde:
Një: Të hash ushqimin më të mirë;
Dy: Të flesh në shtratin më të rehatshëm;
Tre: Të jetosh në shtëpinë më luksoze…
Djali i tij tha: “Baba, ne jemi të varfër, kështu që si do ta arrij këtë?”. Llukmani u përgjigj:
– “Nëse ha vetëm kur je i uritur, do të kesh vaktin më të mirë.
– Nëse punon shumë dhe fle i lodhur, do të flesh në shtratin më të rehatshëm.
– Nëse i trajton mirë njerëzit, do të kesh një vend në zemrat e tyre dhe kështu do të jetosh në shtëpinë më luksoze”.

– DËLIRËSI është modestia, zemërgjerësia dhe personaliteti.
– ARSYE është vetëkontrolli, durimi dhe dinjiteti.
– DREJTËSI është vërtetësia, mirësia, kontrolli i egos dhe morali i mirë.

Ju lutem, të mos i kthejmë aktet tona të mirësisë në programe të barkodizuara shfaqjesh e paketash të epokës industriale.
Aktet e hirshme, të pazëshme dhe të qeta të mirësisë forcojnë personalitetin dhe solidaritetin tonë shoqëror.

Ne duhet të përjetojmë lumturinë e qetë të të qenit “një” me ata që kanë nevojë për mirësinë në çdo moment të jetës sonë, pa i lënduar ata dhe pa e lënduar mirësinë.

Paketat e ndihmave humanitare duhet të lihen në dyert e shtëpive dhe të mos fotografohen fytyrat e burrave, grave dhe fëmijëve që marrin ndihmë. Është gjithashtu e nevojshme të merret parasysh gjendja shpirtërore e njerëzve në jetën shoqërore, në lagjet e tyre, në vendet e punës dhe në shkolla.

Mjafton vetëm fotografimi i paketave me ndihma dhe ushqime ose i pranuesve të ndihmës nga mbrapa.
“Pa dyshim që mirësia e largon të keqen. Ky është një rikujtues për ata që mendojnë”. (Surja Hud, ajeti 114)

Me shpresë që në të ardhmen të shkruaj histori jo për vepra të mira që i bëjnë të varfrit të lumtur, por për vepra të mira që do ta zhdukin varfërinë.

Përktheu nga turqishtja:
Shpëtim Hyseni

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit