Ministrja e Financave takohet me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të FMN-së Bo Li

Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, gjatë pjesëmarrjes në Takimet Pranverore të Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore në Uashington, zhvilloi takim me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të FMN-së, Bo Li.

Në takim u vlerësua angazhimi i Qeverisë për konsolidim fiskal dhe uljen e deficitit buxhetor nën 3% në periudhë afatmesme.

Ministrja theksoi se prioritet mbetet ruajtja e stabilitetit të financave publike, paralelisht me mbështetjen e rritjes ekonomike përmes investimeve kapitale.

Ajo bëri të ditur se ekonomia ka shënuar rritje mbi 3% gjatë vitit 2025, duke reflektuar masa të qëndrueshme ekonomike.

Në takim u nënvizua rëndësia e krijimit të hapësirës fiskale për reagim në kohë krize, sidomos përballë rritjes së çmimeve të energjisë si pasojë e zhvillimeve në Lindjen e Mesme.

Palët mirëpritën edhe reformat në financat publike dhe nismat e reja për mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në përputhje me standardet evropiane.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit