8.8 C
Skopje
Monday, December 2, 2024

Ministria e Jashtme gjermane: E dënojmë me termat më të ashpër sulmin terrorist në Kosovë

Ministria e Jashtme e Gjermanisë e dënon sulmin e mbrëmëshëm që ka ndodhur në kanalin kryesor të Ibër Lepencit.

Në një postim në platformën X, ky institucion gjerman ka shpërndarë qëndrimin e Bashkimit Evropian ku e dënon gjithashtu sulmin në fjalë.

“Gjermania i bashkohet BE-së për ta dënuar me termat më të ashpër sulmin terrorist të djeshëm në infrastrukturën kritike të Kosovës”.

“Solidaritet i plotë me Kosovën. Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka thënë ministria gjermane.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit