9.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Ministri Murtezani hapi Shkollën verore ndërkombëtare ballkanike

Ministri për Çështje Evropiane kishte fjalën e tij hyrëse në hapjen e Shkollës verore ndërkombëtare ballkanike “Ballkani dhe politika globale”, në hapësirat e Universitetit të Evropës Juglindore në Shkup.

Në fjalën e tij Ministri Murtezani i përshëndeti të pranishmit duke theksuar se pozita unike e Ballkanit shpesh herë vendos fokusin në ngjarjet e rëndësishme globale, dhe jo rastësisht cilësohet si zemra apo udhëkryqi i Evropës. Ai foli për kompleksin e sfidave politike globale, duke e ndjekur qëllimin tonë strategjik të euro-integrimit.

“Qëllimi ynë është që të jemi pjesë e familjes evropiane, jo vetëm harmonizimi i standardeve të BE-së, por edhe aplikimi i vlerave evropiane, si shtylla përmes të cilave duam ta ndërtojmë të ardhmen e vendit dhe të rajonit. Ballkanin e shohim si rajon me të ardhme të ndërsjella, ku bashkëpunimi në infrastrukturë, inovacionet digjitale dhe projektet energjetike mund të krijojë sinergji të fuqishme për rritjen rajonale dhe stabilitet”- potencoi Murtezani.

Mes tjerash Ministri Murtezani në fjalën e tij iu referua edhe Planit të rritjes të BE-së të Ballkanit Perëndimor që është në korrelacion thelbësor me qëllimet strategjike përmirësimin cilësor të statusin socio-ekonomik, respektivisht rritje të dukshme të standardit jetësor të qytetarëve.

Ai theksoi se bashkëpunimi rajonal është i rëndësisë së veçantë, Ballkani Perëndimor vetëm i unifikuar mund ta forcoj zërin e tij dhe të ndikojë në skenën ndërkombëtare, përpjekjet për përmirësimin e infrastrukturës, përmirësimin e ndërlidhjes digjitale dhe sigurimin e energjisë së sigurt janë të rëndësisë vitale për zhvillimin e qëndrueshëm dhe kohezionit rajonal.

Në fund të fjalës së tij Ministri Murtezani falënderoi organizatorët, Fondacionit për studime ballkanike – Shkup dhe ju dëshiroi javë të suksesshme në këtë shkollë verore dhe qëndrim të mirë në vendin tonë.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit