16.1 C
Skopje
Tuesday, May 13, 2025

Ministri i jashtëm italian, Tajani me origjinë arbëreshe, ja kush e thotë (VIDEO)

Historiani dhe ish-politikani shqiptar Pëllumb Xhufi kohë më parë në një intervistë për RTSH ka theksuar se Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, ka origjinë arbëreshe, duke e lidhur atë me komunitetin shqiptar në Itali.

Tajani, një figurë e njohur në politikën italiane dhe evropiane, ka shërbyer në poste të rëndësishme si President i Parlamentit Evropian dhe Komisioner Evropian për Transportin dhe Industrinë.

Aktualisht, ai mban postin e Ministrit të Jashtëm dhe Zëvendëskryeministrit në qeverinë e Giorgia Melonit. Pas vdekjes së Silvio Berlusconit, Tajani u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Forza Italia, duke marrë drejtimin e partisë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit