Rasti i Maqedonisë lidhur me integrimet evropiane është i posaçëm, sepse shteti shpesh ka bërë koncesione të mëdha, ka reflektuar reforma të dukshme, por si kundërpërgjigje ende nuk e ka marrë fillimin e merituar të negociatave me BE-në. Megjithatë, fokusi ynë vazhdon të jetë përmbushja e qëllimeve të cilat së bashku me Komisionin evropian i futëm në Agjendën reformuese, theksoi nënkretari i Kuvendit, Antonio Milloshoski gjatë fjalimit në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve nga Evropa Juglindore dhe vendet e Grupit të Vihegradit, që sot po mbahet në Budapest.
Gjithashtu, potencoi Milloshoski, pozicioni ynë tërësisht i harmonizuar në rpaort me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së është edhe një tregues se ndajmë vlrea të përbashkëta.
“Prandaj sot kemi dy porosi. E para është falënderimi ndaj Polonisë, Hungarisë, Çekisë dhe Sllovakisë për mbështetjen e tyre të përhershme për Maqedoninë. Dhe e dyta, drejtuar përfaqësuesve të BE-së – të jeni të sigurt se integrimi i të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor do të jetë i dobishëm për të gjithë, me çka vetë Evropa do të jetë aktore më e fuqishme në nivel global. Tani është koha e duhur për qasje të re strategjike drejt zgjerimit të Bashkimit Evropian”, tha Milloshoski.

Nënkryetari i Kuvendit, Milloshoski paraprakisht pati takim me kryetarin e Senatit të Republikës së Çekisë, Millosh Vistriçil, ku u konstatua se avancimi i bashkëpunimit mes vendeve nga Grupi i Vishegradit me shtetet nga Ballkani Perëndimor është proces i dobishëm i ndërsjelltë për shfrytëzimin e potencilaeve ekonomike, si dhe për harminizim më të mirë të qëndrimeve lidhur me sfidat globale për Evropën.
Konferenca e kryetarëve të parlamenteve të vendeve nga Evropa Juglindore, që bëhet në organizim të Kuvendit nacional të Hungarisë, është forum tradicional ndërparlamentar që organizohet prej vitit 2004/2005 dhe paraqet platformë të rëndësishme për dialog politik dhe bashkëpunim parlamentar mes vendeve të Evropës Juglindore.
Fokusi i konferencës është kahëzuar drejt bashkëpunimit rajonal, integrimit evropian dhe përballjes së përbashkët me sfidat aktuale politike, ekonomike dhe të sigurisë në rajon.
Temë qendrore e sesionit të parë është “Gjendja e zgjerimit në rajonin e Evropës Juglindore”, ndërsa sesioni i dytë i kushtohet “Investimeve evropiane dhe ndërlidhjeve energjetike – sfida dhe mundësi në rajon”.
Në konferencë janë paraparë fjalime të përfaqësuesve të lartë të vendit nikoqir, si dhe të përfaqësuesve të BE-së dhe organizatave ndërkombëtare, pas çka so të pasojnë diskutime dhe paraqitje të pjesëmarrësve. Në pjesën përfiundimtare është planifikuar miratimi i deklaratës së përbashkët parlamentare, si dhe takime bilaterale mes delegacioneve.



