12.8 C
Skopje
Saturday, April 27, 2024

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Përdoruesit e WhatsApp së shpejti do të jenë në gjendje të kenë qasje në chatbotin me Al të Meta-s si pjesë e një përditësimi të ardhshëm të aplikacionit.

Sipas mediave të huaja, chatboti me Al i Meta-s është aktualisht i disponueshëm në një version beta të WhatsApp.

Gjiganti teknologjik ende nuk e ka përshkruar plotësisht atë që roboti me Inteligjencë Artificiale do t’u ofrojë përdoruesve brenda aplikacionit.

Por, bëhet e ditur se përdoruesit do të jenë në gjendje të përdorin të gjitha aftësitë me Al të cilat përfshijnë përgjigjen e pyetjeve si dhe zhvillimin e bisedave.

Gjithashtu, chatboti do të ketë aftësinë edhe të gjenerojë imazhe me cilësi të lartë në bisedën tuaj dhe të funksionojë si asistenti juaj brenda një bisede.

Ka pak informacion se kur ky funksion do të integrohet në WhatsApp.

Megjithatë, ai pritet të prezantohet gjatë këtij viti.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit