12.8 C
Skopje
Wednesday, October 22, 2025

Mickovski: Sot në seancën e dytë të qeverisë do të sillet vendimi për shfuqizimin e drejtorëve ekonomik në spitale

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickovski përmes një postimi në profilin e tij në FB ka njoftouar se në seancën e sotme të qeverisë do të shqyrtojë ndryshimet në projektligjin për kujdesin shëndetësor, me të cilin do të shfuqizohet institucioni i “drejtorëve ekonomikë” në institucionet publike shëndetësore, shkruan Top24

Heqja e drejtorëve ekonomikë, heqja e dualizmit dhe vendosja e përgjegjësisë
Pas shumë vitesh keqpërdorimesh dhe manipulimesh partiake, Qeveria në seancën e sotme do të shqyrtojë ndryshimet në projektligjin për kujdesin shëndetësor, me të cilin do të shfuqizohet institucioni i “drejtorëve ekonomikë” në institucionet publike shëndetësore.
Me këtë masë synojmë të përmirësojmë efikasitetin në menaxhimin e objekteve tona shëndetësore, të ulim kostot administrative dhe të drejtojmë fondet për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.
Dispozitat e reja ligjore parashikojnë që qendrat shëndetësore me mbi 1000 punonjës, qendrat klinike universitare, klinikat universitare, spitalet klinike dhe institutet do të menaxhohen nga vetëm një drejtor, i cili do të jetë përgjegjës për organizimin dhe funksionimin e institucionit, si dhe për ligjshmërinë e operacionit.
Në këtë mënyrë do të lokalizohet përgjegjësia dhe do të hiqet dualizmi në vendimmarrje
Besoj se kjo reformë do të mundësojë ridrejtimin e fondeve për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe infrastrukturës, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në operacione, si dhe përmirësimin e kushteve dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët.
Përkushtimi ynë për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve mbetet prioritet dhe ky hap është një tjetër dëshmi e përkushtimit tonë për një kujdes më të mirë shëndetësor.
Për ty!
Ne vazhdojmë!

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit