Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski njofton se së bashku me një delegacion qeveritar do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik në Davos të Zvicrës.
“Të shoqëruar nga një delegacion qeveritar i rangut të lartë, do të marrim pjesë në takimin e 56-të vjetor të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Davos të Zvicrës.
Në ditët në vijim, do të kemi takime të shumta që presim të ndikojnë ndjeshëm në përmirësimin e situatës ekonomike dhe të tërheqin një numër të madh investimesh.
Do të marr pjesë në tre panele ku do të prezantoj mundësitë e investimit në Maqedoni, dhe njëkohësisht, do të kemi takime të shumta dypalëshe me shumë kompani nga e gjithë bota”, thuhet në njoftimin e Mickoskit.



