Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, deklaroi se në zgjedhjet lokale që po afrohen pret një fushatë me spekulime, konstruksione dhe të pavërteta nga opozita.
Ai theksoi se koalicioni “Maqedonia Jote” ka rezultate për të cilat mund të flasë, si projektet e realizuara në komunat gjatë katër viteve të fundit, ashtu edhe arritjet në nivel qendror në 15 muajt e fundit. Mickoski shtoi se qytetarët do ta shohin dallimin mes periudhës kur LSDM dhe BDI ishin në pushtet dhe qeverisjes aktuale të koalicionit përcjell ora24.tv
„Pres fushatë të mbushur me spekulime, konstruksione dhe të pavërteta nga opozita dhe mbështetësit e saj, ndërsa ne kemi si koalicion me çfarë të dalim para qytetarëve – çfarë kemi bërë në katër vitet e fundit në komunat, çfarë kemi bërë në 15 muajt e fundit si pushtet qendror – dhe do të përpiqemi të bëjmë dallimin mes atyre shtatë viteve kur BDI dhe LSDM ishin në Qeveri dhe këtyre katër viteve kur kjo koalicion qeveriste me pjesën më të madhe të komunave dhe tani qeveris me Qeverinë e Maqedonisë,“ – deklaroi Mickosk. /Ora24.tv