8.8 C
Skopje
Monday, December 2, 2024

Mickoski për shtimin e familjeve: Martohuni, bëni më shumë fëmijë!

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se akt patriotik është që qytetarët të krijojnë familje me shumë fëmijë. Ai gjatë fjalimit për 80 vjetorin e mbledhjes së parë të KAÇKM-së, tha se demografia e fuqishme është një prej shtyllave më të forta të një populli.

“Demografia është thelbi i ekzistencës së popullit dhe kombit. Pa demografi të fortë nuk ka as popull e as komb të fortë. Dhe për këtë nevojitet mbështetje nga shoqëria. Secili që ka vendosur të krijojë familje, secili që ka vendosur të futet në lidhje bashkëshortore, secili që ka vendosur të krijojë familje nga babai burrë dhe nëna grua, me gjini të ndryshme, duhet të bëjë akt patriotik, e ajo është të ketë familje me shumë fëmijë… Shkalla e natalitetit për mirëmbajtjen normale të një kombi është 2,1, gjithçka nën këtë, nënkupton zhdukje e qetë e një populli”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Mickoski, për rëndësinë e demografisë dhe natalitetit ka folur edhe gjatë shënuimit të Ditës së Luftës Revolucionare më 23 tetor. Ai inicoi strategji kombëtare 2050, për të cilin projekt tha se duhet të punohet nga ASHAM dhe fuqinë intelektuale në shtet. Mickoski tha se gjatë përpilimit të kësaj strategjie, duhet të merren parasysh hulumtimet e fundit se deri në vitin 2050, shteti do të ketë për 400 mijë banorë më pak se sa tani. /Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit