Kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë vizitës së sotme në Komunën e Prilepit, i pyetur për krahasimin e pensionit mesatar të pleqërisë gjatë qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së me atë të kësaj Qeverie, theksoi se në nivel mujor pensioni rritet 325% më shumë krahasuar me periudhën e qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së.
„E shoh se si opozita, në skenë të hapur, po përpëlitet pas asaj interviste timen të dhënë për një medium kombëtar, ku bëra një krahasim të rritjes së pensionit të pleqërisë për përfituesit gjatë periudhës së Qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, së bashku me partnerët e koalicionit VLEN dhe ZNAM, dhe Qeverisë së udhëhequr nga LSDM-ja dhe BDI-ja. Gjatë këtij krahasimi, theksova qartë se në këto dy vite, në këta 24-25 muaj – në rastin konkret, në atë intervistë thashë 23 muaj, por kjo nuk ndryshon asgjë, pasi pensioni harmonizohet dy herë në vit – kjo Qeveri ka arritur ta rrisë pensionin mesatarisht me 296 denarë në muaj, ndërsa Qeveria e mëparshme, për 83 muaj, kishte arritur ta rriste atë me 91 denarë. Kur krahasohen këto dy parametra, arrijmë në përfundimin se tani rritja është 3,25 herë më e madhe sesa gjatë qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së, ose, matematikisht, saktësisht 325%“, theksoi Mickoski.
Ai gjithashtu theksoi se, nëse krahasohen 25-26 muajt e parë të qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së me këta 25-26 muaj të kësaj Qeverie të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, rezulton se pensioni mesatar i pleqërisë tani është rritur 12,5 herë më shumë krahasuar me Qeverinë e mëparshme.
„Ja edhe një krahasim tjetër lidhur me pensionet e pleqërisë. Le t’i krahasojmë 25-26 muajt e parë të Qeverisë së mëparshme, në periudhën nga qershori i vitit 2017 deri në qershor-korrik të vitit 2019, me këta 25-26 muaj të kësaj Qeverie, përkatësisht atëherë pensioni mesatar i pleqërisë gjatë 25-26 muajve të parë të Qeverisë së mëparshme u rrit për plot 540 denarë. Gjatë këtyre 25-26 muajve të Qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, pensioni mesatar i pleqërisë është rritur për pak më shumë se 6.800 denarë ose, matematikisht saktë, kjo është më shumë se 12,5 herë më shumë. Ky është dallimi“, theksoi Mickoski.
Ai shtoi se llumi në opozitë duhet ta pranojë këtë realitet dhe të dalë nga mungesa e ideve në të cilën ndodhet aktualisht, nëse dëshiron të jetë konkurrues më tej në skenën politike maqedonase, ndërsa kjo Qeveri do të vazhdojë me projekte dhe punë, siç po realizohen në të gjithë vendin.
„Llumi në opozitë duhet ta pranojë këtë realitet, më në fund të dalë nga mungesa e ideve në të cilën ndodhet aktualisht, nëse dëshiron të jetë konkurrues më tej në skenën politike në Maqedoni, por kjo, në fund të fundit, është problemi i tyre, nuk është problemi ynë. Ne kemi një qëllim të qartë. Qëllimi ynë janë projekte si ky, të cilat po realizohen në më shumë se 1.200 vende në të gjithë vendin, reformat, ta stabilizojmë sistemin i cili nuk ekzistonte“, nënvizoi Mickoski.