26.8 C
Skopje
Monday, April 29, 2024

Mickoski në Kongresin e PPE-së. Von der Leyen pritet të propozohet kryesuese e PPE-së në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Europian

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, qëndron në Bukuresht në Samitin e Partive popullore Europiane, ku Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen pritet të propozohet për të udhëhequr listën e PPE-së në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian.

Mickoski në Samitin dy ditor të PPE-së është bashkë me kandidaten për presidente, Gordana Siljanovkska Davkova, nënkryetarët e partisë Aleksandar Nikollovski dhe Timço Mucunski si dhe sekretarin për bashkëpunim ndërkombëtar Stefan Andonovski.

Nga VMRO-DPMNE, njoftojnë se në këto dy ditë në samitin në Bukuresht, kreu i partisë do të ketë disa takime bilaterale me liderët e lartë evropianë.

Ndërsa sot në ora 16:50, Mickoski do t’u drejtohet delegatëve të Partisë Popullore Evropiane.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit