Mickoski: Më shumë se 12 milionë euro investohen në Komunën e Prilepit për projekte kapitale

Advertisement

Mirëdita edhe nga unë.

Do të doja ta shfrytëzoj këtë mundësi për të theksuar se këto projekte janë shumë të rëndësishme për të gjitha komunat në Maqedoni. Ajo që tha kryetari i Prilepit, por edhe nënkryetari i Qeverisë dhe ministër i transportit, se me këto projekte shtojmë vlerë dhe e rrisim cilësinë e jetës, është e vërtetë, sepse kemi më shumë se 1.200 kantierë ndërtimi që janë rezultat i projektit për decentralizimin e mjeteve nga buxheti qendror drejt komunave. Në bisedë jo formale me kryetarin u informova se më shumë se 12 milionë euro janë projektet që nga ana e Qeverisë financohen në Prilep përmes kësaj programi. Dhe kur kësaj i shtohen edhe mjetet që Komuna e Prilepit i ndan si mjete për investime kapitale, plus programe të tjera që vijnë nga ministritë e tjera jashtë këtij programi, atëherë arrijmë në një shifër të madhe dhe një numër të madh projektesh që do të kenë për detyrë ta përmirësojnë cilësinë e jetës në Prilep.

Do të doja ta shfrytëzoj këtë mundësi për ta falënderuar kryetarin e komunës dhe për ta përgëzuar për punën e përkushtuar që e ka bërë gjatë këtij periudhe, këshilltarët që e mbështesin punën e tij si kryetar, deputetët që janë nga Prilepi dhe që luftojnë për një projekt më shumë për Prilepin dhe për këtë pjesë të Maqedonisë. Të falënderoj, sigurisht, edhe kolegët nga Qeveria, të gjithë ata që marrin pjesë në realizimin e këtyre projekteve, sepse qëllimi ynë si Qeveri që në fillim ishte të realizojmë sa më shumë projekte brenda mundësive tona me të cilat do ta përmirësojmë aq sa mundemi cilësinë e jetës së bashkëqytetarëve tanë.

Kështu që edhe një herë përgëzoj të gjithë dhe do të doja të ecim në kuadër të afateve që janë caktuar, në mënyrë që këto projekte të lëshohen në përdorim dhe ta kenë plotësisht destinimin e tyre.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit