Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se institucionet e shtetit janë të gatshme që nesër të dërgojnë kërkesë për ekstradimin e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski, por sipas tij, në këtë pikë përgjigjja do të ishte negative, pasi paraprakisht nevojitet shfuqizimi i azilit nga Hungaria. Mickoski duke i’u kundërpërgjigjur opozitës, e cila këmbëngul që shteti të dërgojë kërkesën për ekstradim, kërkoi që gjërat të shihen në mënyrë më thelbësore duke u dërguar porosi që të kërkojnë kthimin e funksionarit të LSDM-së, Vasko Kovaçevski.
“ Në rastin tonë ish kryeministri ka azil, që të dërgohet kërkesa për ekstradim, duhet të plotësohet procedura, të hiqet azili. Nëse tani dërgojmë, do të marrim përgjigje negative, mundemi edhe nesër ta dërgojmë, nuk ka problem, por le t’i shohim pak punët në mënyrë më thelbësore, e ndërsa opozita le të kërkojë që Vasko Kovaçevski të vjen”- deklaroi numri një i Qeverisë, Hristijan Mickoski.



