Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka qenë i pranishëm në Galën e Këshillit për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, e mbajtur në Nju Jork.
Në këtë aktivitet, ku u diskutua për forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishte i pranishëm edhe Bashkë-kryetari i VLEN, Izet Mexhiti.
Gala e dytë vjetore e Këshillit u mbajt më 24 shtator në Gotham Hall, në Manhattan, dhe mblodhi përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan, diplomatë, figura publike dhe të ftuar nga rajoni. Sipas organizatorëve, aktiviteti kishte në fokus lidershipin shqiptaro-amerikan dhe forcimin e lidhjeve mes SHBA-së dhe shqiptarëve.
Prania e Mickoskit në këtë event vjen në kuadër të qëndrimit të tij në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku kryeministri maqedonas ka zhvilluar edhe takime të tjera me zyrtarë amerikanë dhe ndërkombëtarë./ora24.tv






