Mickoski: Energji e re me rekonstruksionin e Qeverisë

Advertisement

Shkup, 13 korrik  – Rekonstruksioni i Qeverisë, sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, duhet të sjellë energji të re, ritëm të ri dhe përgjegjësi edhe më të madhe në pushtetin ekzekutiv.

“Për ministra të rinj propozoj njerëz që vijnë me përvoja të ndryshme profesionale, por me të njëjtën detyrë – të punojnë me ndershmëri, përgjegjësi dhe me ndjenjën se çdo ditë që e kalojnë në funksion u është dhënë nga populli dhe i përket popullit”, tha Mickoski para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë.

Ai theksoi se politika, funksionet dhe mandatet janë të përkohshme, ndërsa shteti mbetet, prandaj çdo vendim duhet të merret me përgjegjësi dhe vizion për të ardhmen. “Do të ketë sfida, rezistenca dhe përpjekje që çdo sukses të minimizohet, ndërsa çdo problem të paraqitet si humbje, por natyra e lidershipit shtetëror është ndryshe”, tha kryeministri.

Mickoski nënvizoi se nuk kërkon mbështetje për individë apo për një parti politike, por për vazhdimin e procesit të reformave dhe zhvillimit të shtetit. “Jam i bindur se vitet më të mira nuk janë pas nesh, por para nesh”, porositi ai.

Kush janë kandidatët për ministra të rinj?
Duke i arsyetuar zgjidhjet kadrovike, kryeministri prezantoi emrat e propozuar:

Ministri i Drejtësisë – Jeton Shasivari
Profesor universitar dhe ekspert juridik. Mickoski tha se nga Shasivari pritet që përvojën e tij akademike dhe profesionale ta vërë në funksion të krijimit të një sistemi gjyqësor ku drejtësia të jetë rregull, ndërsa besimi i qytetarëve të rikthehet gradualisht.

Ministri për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive – Agon Ferati
Me përvojë në projekte evropiane, zhvillim lokal dhe politika publike.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujitjes – Borçe Serafimovski
Detyra e tij, sipas Mickoskit, do të jetë vazhdimi i mbështetjes për bujqit dhe hapja e një cikli të ri zhvillimor në sektor.

Ministri i Shëndetësisë – Sasho Klekovski
“Shëndetësia nuk është vetëm sistem institucionesh dhe procedurash. Shëndetësia është besim dhe ndjenjë sigurie se kur njeriut i vjen më e vështira, shteti do të jetë pranë tij”, tha Mickoski.

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë – Gjoko Velkovski
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale – Ivan Stoiljkoviq
Ministri i Kulturës dhe Turizmit – Sedat Sulejmani
përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit