Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se sot Qeveria do të mbajë një takim me të gjithë distributorët, tregtarët dhe marketet dhe, siç tha, do t’u dërgojë atyre një mesazh se kriza po mbaron dhe se qytetarët kanë qenë tolerantë, për shkak që, siç theksoi, tani është radha e tyre t’ua kthejnë dhe të ulin çmimet e produkteve, veçanërisht të produkteve bazë ushqimore. Ai shtoi se nuk do të pranonte asnjë justifikim për të mos vepruar siç pritet prej tyre.
“Epo, sot kemi takim në Qeveri me të gjithë distributorët, tregtarët dhe marketet dhe mesazhi im do të jetë i qartë. Kriza po mbaron, qytetarët ishin tolerantë, tani është radha e tyre të jenë të sjellshëm me qytetarët dhe të vazhdojnë menjëherë me uljen e çmimeve të produkteve, veçanërisht të produkteve bazë ushqimore. Pres këtë prej tyre. Dhe gjithashtu, ne si Qeveri kemi mekanizma, nëse kjo nuk ndodh, ta zbatojmë në një mënyrë tjetër. Justifikime dhe arsyetime nuk pranoj, të tilla si “nuk na i rritën ose ulën çmimet” e të ngjashme. Nëse nuk ka reagim nga tregjet, distributorët dhe prodhuesit në ditët në vijim, atëherë ne si Qeveri do të reagojmë, tha Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pas pjesëmarrjes në Takimin Vjetor 2026 të Bordit Drejtues të CEF-it (2026 Annual Meeting of the CEF Governing Board).
Ai nuk mundi të thoshte se sa rritje çmimesh pret dhe ku do të jetë ulja më e madhe, por theksoi se kjo duhet të ndodhë.
“Unë nuk mund të them se sa dhe ku më shumë, vetëm them se produktet bazë ushqimore duhet të korrigjohen sepse qytetarët kanë qenë tolerantë deri më tani, tani është koha që ata të jenë të duruar me qytetarët. Dhe do të bëjmë disa krahasime se cilat janë çmimet në rajon, cilat janë çmimet këtu për disa nga produktet bazë ushqimore dhe në tregje të caktuara, nëse është e nevojshme, dhe me emër dhe mbiemër nga nesër do t’i shpallim publikisht, dhe pastaj ua lëmë atyre në dorë”, theksoi kryeministri në përgjigjen e pyetjeve se çka pret pas takimit të sotëm.





