7.8 C
Skopje
Tuesday, December 10, 2024

MF: Metodologji e re për përllogaritjen e tatimit të automjeteve do të ndikojë te automjetet luksoze

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme miratoi ndryshimet në Rregulloren për mënyrën e përllogaritjes së tatimit të automjete dhe vlerave të nevojshme për përllogaritjen e tatimit për automjetet për shkak të nevojës së aplikimit të metodologjisë së re për përllogaritjen e sasisë së shkarkimit të gazrave nga automjetet, e cila është në drejtim të mbrojtjes së mjedisit jetësor, përmbushjes së detyrimeve nga Marrëveshja  klimatike e nënshkruar në Paris për uljen e emetimit të gazeve serrë neto, si dhe harmonizimin me  standardet e reja të BE-së, njoftoi Ministria e Financave.

udhëtarëve, mund të ketë ndikime fiskale negative edhe te automjetet e kategorive luksoze, si dhe te automjetet shumë të vjetra. Në të dyja rastet – gjatë blerjes së automjeteve të reja ose të përdorura, Rregullorja do të zbatohet ndaj vlerës së tatimit të automjeteve për automjetet që i përkasin grupit të ndotësve më të mëdhenj, të emetimit të lartë të gazrave të shkarkimit CO2 që importohen në vend në numër më të vogla”, qëndron në kumtesë.

Sipas Ministrisë së Financave, procesi i përgatitjes së ndryshimeve dhe plotësimeve në Rregullore u zhvillua në mënyrë transparente dhe inkluzive,  duke zhvilluar konsultime me përfaqësuesit e Odave Ekonomike në vend, nga të cilët  u shpreh përkrahje për miratimin e Rregullores së re për mënyrën e përllogaritjes së tatimit mbi automjetet dhe mbi vlerat e nevojshme për përllogaritjen e tatimit të automjeteve.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit