Ramadan Imeri, nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe drejtor i shkollës së mesme “28 Nëntori”, zyrtarisht i bashkohet koalicionit opozitar VLEN.
Lajmi u konfirmua edhe nga një prej liderëve të VLEN-it, Izet Mexhiti, i cili përmes një postimi në Facebook tha:
“Kur edhe drejtuesit e tyre zgjedhin ndryshimin, është e qartë kush përfaqëson të ardhmen.”
Me këtë bashkim, VLEN jo vetëm forcon pozitat e veta në Dibër, por dërgon edhe një mesazh të qartë: ndryshimi ka filluar nga brenda vetë strukturave të BDI-së.





