17.8 C
Skopje
Monday, April 29, 2024

Mexhiti: Në Maqedoninë e Veriut prej sot do të ketë transport falas me helikopter për rastet urgjente

Ministri për Shëndetësi në Maqedoninë e Veriut, Fatmir Mexhiti, ka premtuar që në Maqedoninë e Veriut do të ketë transport falas me helikopter për rastet me urgjencë. Ai udhëtoi nga Shkupi në Manastir, për të testuar këtë nismë, transmeton Portalb.mk.

“Me këtë bashkëpunim mes dy ministrive të Shëndetësisë dhe Punëve të Brendshme, mundësojmë veprimin e përbashkët të pjesëtarëve të njësisë së helikopterëve pranë MPB-së dhe institucioneve shëndetësore, pra përdorimin e helikopterit për transportin e pacientëve. Helikopteri ka pajisje mjekësore për transportin ajror dhe SPQ “8 Shtatori” do të sigurojë një ekip profesional me përvojë për të shoqëruar pacientin”, deklaroi Mexhiti.

Në promovimin e këtij projekti mori pjesë edhe zëvendësministrja e shëndetësisë, Maja Manoleva. Ata vlerësojnë se kjo nismë është pjesë e modernizimin të shërbimeve mjekësore. Ministri theksoi që helikopteri ka pajisje të reja për ndihmë urgjente mjekësore.

“Do të sigurohen pajisje shtesë në varësi të diagnozës së pacientëve që do të duhet të transportohen. Përveç pajisjeve mjekësore, në helikopter ka një mjek dhe një infermiere. Transporti është plotësisht falas për pacientin, dhe nevoja për një transport të tillë do të vlerësohet nga drejtori i institucionit nga është kryesisht pacienti, si dhe sipas urgjencës së situatës”, deklaroi Manoleva.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit