18.8 C
Skopje
Sunday, May 12, 2024

Mexhiti: Mickoskit i duhet partner shqiptarë, këtu jemi ne si VLEN

Bartësi në Njësinë Zgjedhore numër 1 i koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, sot u shpreh se VMRO-DPMNE ka nevojë për partnerë shqiptarë, ngase për momentin ata në koalicionin e tyre i kanë të gjitha etnitë tjera.
Mexhiti, tha se VLEN, është koncept i pastër shqiptar në politikën në RMV.
“Edhe marrëveshja e majit që u nënshkrua në vitin 2007, kërkonte, aty qëndron, fituesi te shqiptarët dhe fituesi te maqedonasit të formojnë qeveri të re. Tani mendoj se BDI e ka thyer këtë, sepse nuk është koncept shqiptar, por hyri në koncept multietnik, në koncept qytetar, gjithë këtë e bëri pas 22 viteve, të shpëtojë me votat e turqve, boshnjakëve dhe legjitime ishte ajo, por tani nuk mund të thirren se i përfaqësojnë shqiptarët në Maqedoni. Koncept i pastër shqiptar është VLEN dhe normalisht që Mickoski ka turq, boshnjakë dhe bashkësi tjera etnike në koalicionin e VMRO-DPMNE-së, për të qenë fotografia e plotë, atij i duhet partner shqiptar, partner shqiptar për momentin është vetëm VLEN”, ka deklaruar Izet Mexhiti.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit