Mexhiti: Me votimin e rikonstruimit u konfirmuan stabiliteti politik dhe kohezioni i Qeverisë

Advertisement

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka vlerësuar se votimi i rikonstruimit të Qeverisë konfirmoi stabilitetin politik dhe kohezionin e shumicës qeverisëse për realizimin e prioriteteve strategjike të vendit.

Përmes një postimi në Facebook, Mexhiti theksoi se përpara vendit janë sfida që kërkojnë vendimmarrje, reforma dhe zhvillim, e jo hezitim, justifikime apo stagnim.

Ai nënvizoi se forcimi i shtetit ligjor, zhvillimi ekonomik, investimet, infrastruktura dhe integrimi evropian kërkojnë institucione që japin rezultate. Sipas tij, qytetarët kanë nevojë për një qeverisje që punon, stabilitet dhe përgjegjësi, e jo për kriza artificiale apo kauza që prodhojnë përçarje.

Mexhiti shtoi se çdo institucion, ministër dhe vendim do të gjykohet nga ndikimi që sjell në jetën e qytetarëve, duke theksuar se ky është standardi dhe përgjegjësia që ka marrë shumica qeverisëse.

Në fund, ai theksoi se me rikonstruimin nis një fazë e re e punës, me më shumë përgjegjësi, ritëm dhe rezultate./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit