7.8 C
Skopje
Tuesday, December 10, 2024

Mexhiti: Ky bashkim nuk prishet për numra dhe emra, kauza e ndryshimit është shumë më e madhe!

Në edicionin e lajmeve qëndrore në TV Alsat M, kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti mes tjerash tha:

“Kësaj radhe ne jemi bashkuar në Lidhjen Evropiane për Ndryshim, bashkërisht me Aleancën për Shqiptarët dhe Vetëvendosjen për parime, pra parimet janë ata të cilat na bashkojnë, kemi bërë shtyllat e programit me të cilat do të dalim para qytetarëve dhe dua të dërgoj një porosi të fuqishme deri tek shqiptarët dhe përkrahësit tonë, se gjithë kjo energji pozitive që kërkon ndryshim assesi nuk mund të prishet për një numër ose për një emër apo për një ngjyrë partiake. Kjo kauzë është shumë më e madhe se kush sa deputet do të ketë dhe se kush do të jetë deputet”, ka thënë Mexhiti.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit