Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, deklaroi se pushteti qendror dhe ai lokal do t’i shënojnë në mënyrë dinjitoze festat e nëntorit, të cilat do të kulmojnë shënimin e Ditës së Alfabetit.
“Pra, ashtu siç u shënua Marrëveshja e Ohrit, me mbledhje solemne dhe aktivitete tjera, tash në bashkëpunim dhe me komunat, edhe me ITSHKSH, me Muzeun e Alfabetit dhe institucionet kulturore është bërë një program i larmishëm që në mënyrë dinjitoze, modeste, mirëpo gjithpërfshirëse për të shënuar festat e nëntorit, theksi do të jetë mbi festën e alfabetit që është një vleër mbarëkombëtare. Ditëve në vijim do të shpaloset edhe programi i aktiviteteve që do të jenë në Shkup, Manastir dhe gjithandej ku jetojnë shqiptarët, duke filluar nga pushteti qendror dhe deri te pushteti lokal, por edhe kjo sot, ndarja e çmimit “Qytetar nderi” për gjeneralin Wesley Clark është në frymën e festave”, tha Mexhiti