Komuna e Çairit ka nisur sot punimet për rikonstruksionin e rrugëve në Çairin e Vjetër, ndërsa në rrugën “Resenska” po asfaltohet një sipërfaqe prej rreth 900 metrash katrorë.
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, tha se realizimi i projekteve po vazhdon në terren dhe se punët po zhvillohen në përputhje me premtimet e dhëna qytetarëve.
“Çdo premtim po e mbajmë, çdo projekt po e realizojmë! Sot vazhdojmë me rikonstruksionin e rrugëve në Çairin e Vjetër. Në rrugën Resenska po asfaltohen rreth 900 m², duke përmirësuar edhe një pjesë tjetër të infrastrukturës së lagjeve tona”, ka shkruar Mexhiti.
Ai shtoi se përmes punëve të përditshme po synohet realizimi i projekteve të planifikuara dhe përmirësimi i kushteve për banorët.
“Puna jonë shihet në terren. Projekt pas projekti, rrugë pas rruge, po realizojmë atë që kemi premtuar dhe po e bëjmë Çairin më të rregullt e më të bukur për qytetarët”, deklaroi Mexhiti.
Rikonstruksioni i rrugës “Resenska” është pjesë e projekteve të komunës për përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe krijimin e kushteve më të mira për banorët e Çairit.






