Mendi Qyra: Mërgimtarët e Tateshit të Poshtëm, partnerë në zhvillimin e vendlindjes

Advertisement

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Shoqatës së Mërgimtarëve të Tateshit të Poshtëm, një komunitet që numëron mbi 300 anëtarë.
Qyra theksoi rëndësinë e lidhjes së mërgimtarëve me vendlindjen dhe kontributin e tyre në zhvillimin e komunitetit.
“Bashkëpunimi me mërgimtarët është një urë që duhet ta forcojmë çdo ditë”, u shpreh Qyra, duke vlerësuar përkushtimin dhe gatishmërinë e tyre për të qenë pjesë e projekteve në vendlindje.
Sipas tij, gjatë takimit është diskutuar për vazhdimin dhe zgjerimin e aksioneve të përbashkëta, me synim që idetë dhe vullneti i përbashkët të shndërrohen në projekte konkrete në të mirë të Tateshit të Poshtëm dhe banorëve të tij.
“Mërgimtari nuk është larg vendlindjes kur është pjesë e zhvillimit të saj”, theksoi Qyra.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit