Kandidati për kryetar të Strugës, Mendi Qyra ka njoftuar se ka marrë mirënjohje, pasi me “Trim & Lum” kanë rinovuar repartin e kirurgjisë në Spitalin e Tetovës.
Qyra tha se nuk ka mirënjohje më të mirë se sa kur pacientët marrin shërbime më të mira mjekësore.
“Me “Trim & Lum” kemi qenë gjithmonë pranë struganëve në shkolla, aktivitete kulturore, sport dhe çdo nismë që prek zemrën e qytetit tonë.
Së fundi, patëm mundësinë të kontribuojmë në renovimin e një dhome me kushte bashkëkohore dhe disa hapësirave të tjera në repartin e kirurgjisë të Spitalit të Strugës. Gjatë vizitës u mirëpritëm nga Dr. Fejsi Shehu dhe pamë nga afër se si një hap i vogël sjell një ndryshim kaq domethënës.
Nuk ka shpërblim më të madh se mirënjohja e pacientëve që sot marrin shërbim më të mirë dhe më dinjitoz. Kjo më forcon besimin se Struga jonë mund të ecë përpara, hap pas hapi.
E them me bindje dhe përgjegjësi: Strugës i duhet urgjentisht një spital i ri. Ky nuk është vetëm vizioni im, por një domosdoshmëri për të gjithë qytetarët. Le ta kërkojmë dhe ta realizojmë bashkë, për një Strugë ndryshe”, tha Qyra.