Për të realizuar Programin 1️⃣3️⃣3️⃣, unë gjithmonë kam kërkuar bashkëpunim të sinqertë dhe mbështetje të fortë nga Qeveria. Jam mirënjohës për garancinë dhe përkushtimin që kanë dhënë liderët e Koalicionit VLEN, të cilët që nga fillimi kanë besuar në vizionin tonë për një Strugë funksionale, të zhvilluar dhe me dinjitet.
Në ditët në vijim, ftoj zyrtarisht kryeministrin Hristijan Mickoski të vizitojë Strugën dhe të japë garancinë e Qeverisë për realizimin e Programit 1️⃣3️⃣3️⃣, program që sjell zgjidhje konkrete për problemet e ujësjellësit, infrastrukturës, qarkullimit urban, sigurisë, funksionalitetit dhe zhvillimit ekonomik të qytetit.





