Me ftesë të banorëve të Llabunishtës, Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra sot ka qëndruar në këtë vendbanim, për të shëtitur bashkë me ta në malet e këtij rajoni të mbuluara me pasuri të mëdha natyrore.
Qëllimi i ftesës nga banorët e Llabunishtës ishte që të kalojnë një ditë fundjave bashkë me kryetarin Mendi Qyra, për të biseduar rreth ideve, për tu mbrojtur sa më shumë pasuritë natyrore të kësaj ane. Por edhe për tu shfryzuar ata si potencial për zhvillim të turizmit malor dhe për projekte të tjera të cilat do u sjellin të mira banorëve të kësaj zone.





