Meksika ka miratuar një reformë të rëndësishme që parashikon uljen graduale të javës së punës nga 48 në 40 orë deri në vitin 2030. Ndryshimi synon të përmirësojë cilësinë e jetës së punëtorëve dhe të krijojë një balancë më të mirë mes punës dhe jetës private.
Reforma parashikon që orari maksimal javor të reduktohet hap pas hapi gjatë viteve të ardhshme, pa prekur pagat dhe të drejtat e punonjësve.
Një nga risitë më të rëndësishme është edhe e drejta ligjore për t’u “shkëputur” nga puna pas përfundimit të orarit. Kjo do të thotë se miliona punëtorë nuk do të jenë të detyruar t’u përgjigjen telefonatave, mesazheve apo email-eve të shefave jashtë orarit zyrtar të punës.
Autoritetet meksikane vlerësojnë se masa do të ndikojë pozitivisht në mirëqenien, produktivitetin dhe shëndetin mendor të punonjësve, duke e bërë këtë një nga reformat më të mëdha të tregut të punës në vend në dekadat e fundit.





