26.8 C
Skopje
Tuesday, May 21, 2024

Mediat spanjolle të bindura: Lionel Messi fiton “Topin e Artë 2023”

Ceremonia zyrtare do zhvillohet të hënën e 30 tetorit, por në Spanjë nuk ka dyshime. Lionel Messi është fituesi i Topit të Artë të vitit 2023. Ylli argjentinas do ta rriste në 8 numrin e titujve individual për të qenë edhe lojtari më i mirë në rruzull. Kjo do të pasonte Topin e Artë të fituar në vitet 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019 dhe 2021.

Messi do të bëhej edhe lojtari i parë që luan jashtë Europës për të marrë çmimin e futbollistit më të mirë në botë, titull që akordohet nga prestigjozja franceze “France Football”. Fitorja e Kupës së Botës në Katar ishte vendimtare në një vit jo të mirë për numrin 10-të në nivel klubesh. Me duar bosh do të mbesnin sërish rivalët e mëdhenj, Erling Haland dhe Kylian Mbappe, duke mos bindur gazetarët dhe kapitenët e 100 kombëtareve më të mira në renditjen e FIFA-s.

Në nivel klubesh, me fanellën e PSG-së, Messi fitoi kampionatin francez dhe Superkupën, ndërsa si në Ligën e Kampionëve ashtu edhe në Kupën e Francës u ndal në raundin e 1/16-ave. Ajo që luan peshë në favor të kampionit argjentinas është fitimi i Kupës së Botës me Argjentinën si protagoniste absolute. Një fitore e cila nëse konfirmohet do të shkaktojë shumë diskutime, teksa do e distanconte më shumë me rivalin kryesor, Cristiano Ronaldo me 5 Topa të Artë në karrierë.

Klan News

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit