Mbyllja e disa shkollave, temë e debatit të ashpër mes opozitës dhe pushtetit në Kuvend

Advertisement

Debat i ashpër midis pushtetit dhe opizitës në Kuvend për ndryshimet e Ligjit në arsimin fillor. Deputetët e opozitës reagojnë se zgjidhja ligjore është bërë pa debat dhe mendim profesional dhe se me të nuk do të zgjidhen problemet, por vetëm do të thellohen. Deputetët e qeverisë sigurojnë se nuk do të ketë përjashtime të mësimdhënësve dhe nuk do të ulet cilësia e arsimit.

Sipas Sanja Lukarevskës nga LSDM-ja, me reformën do të reduktohen mësimdhënësit në të kualifikuar dhe të pakualifikuar dhe në vend të përmirësimit të cilësisë së mësimit, do të ulet cilësia dhe do të rritet emigrimi në të ardhmen.

Kolegia e saj Daniela Nikollova tha se ndryshimet e propozuara nuk do t’i zgjidhin problemet në arsim, por do t’i thellojnë. Nikollova beson se disa procese do të centralizohen dhe gjithnjë e më shumë kërkohet miratim nga pushteti qendror, ndërsa më pak nga pushteti komunal.

“Komuna është themeluese e shkollave fillore, pse nevojitet pëlqimi nga Ministria”, pyeti Nikollova.

Deputeti Mile Talevski nga LSDM-ja kërkoi informacion se sa shkolla do të mbyllen, sa mësimdhënës do të mbesin tepricë teknologjike dhe sa mjete do të shpenzohen për transportin e nxënësve.

“Ky është një improvizim total, prandaj propozoj që ta tërhiqni këtë ligj”, tha Talevski.

Deputetët e pushtetit janë me qëndrimin se optimizimi nuk do të thotë largim të mësimdhënësve nga puna dhe ulje të cilësisë së mësimit.

“Shkollat ​​fillore po mbyllen dhe kjo nuk është për shkak se dikush është i paaftë. Ekziston një proces i fortë i ndërtimit të objekteve në arsimin fillor. Asnjë mësimdhënës nuk do të mbetet pa punë, por do ta mbushë orarin e punës me aktivitete jashtëshkollore dhe do t’i ndihmojë nxënësit”, theksoi Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.

Emilija Angelova nga VMRO-DPMNE tha se optimizimi do ta organizojë mësimin, ndërsa mjetet publike nuk do të hidhen në erë.

“Kemi plan dhe vizion. Sot, 174,040 nxënës të shkollave fillore, që është mbi 6,500 nxënës më pak se një vit më parë, dhe kjo nuk është pasojë e optimizimit, por e të gjitha politikave negative demografike që ju prezantuat dhe më pas nuk ofruat zgjidhje”, tha Angelova

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit