26.8 C
Skopje
Tuesday, May 21, 2024

Mbyllja e aferës së përgjimeve dhe premtimet e Zaevit

“Kjo dosje do të jetë simboli i procesit të cilin e fillojmë sot, për kthimin e lirisë dhe demokracisë”, kishte thwnw Zoran Zaev, Ish kryeministër.

Me këtë triumfalizëm, ish lideri i opozitës aso kohe Zoran Zaev kishte filluar përmes publikimit të përgjimeve të kthen siç pretendonte ai, lirinë, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Maqedoni, shkruan Alsat.

Përgjimet masive të cilat Zaev i kishte siguruar dhe që i publikonte si indikacione për krimet e bëra nga Qeveria e udhëhequr në atë kohë nga Gruevski i referoheshin periudhës 2008-2015.

Por, a e kishte besuar dikush ndonjëherë se projekti që çoi vendin në krizë politike dhe të sigurisë, rrëzoi Gruevskin dhe ndryshoi pushtetin tek blloku maqedonas, dëshmoi krime, shpërdorime dhe keqpërdorime të papara, do të përfundonte pa përgjegjësi penale?!

Vetë Zaev disa herë kishte deklaruar se përgjegjësi do të ketë, ndërsa përmes protestave të “Revolucionit laraman” kishte filluar të kërkonte përgjegjësi për funksionarët e dyshuar të VMRO-DPMNE-së dhe jo vetëm.

Pas publikimit të dhjetëra përgjimeve, protestave disa ditore dhe posaçërisht pas konfliktit të armatosur në Kumanovë, faktori ndërkombëtar arriti ta gjunjëzonte Gruevskin dhe t’i plotëson kërkesat bazike të Zaevit: themelimin e Prokurorisë Speciale, zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe 100 ditë Qeveri teknike.

Edhe pse Zaev trumbetonte se drejtësi do të ketë dhe në shesh do të vendoset numëruesi i parave të kthyera në buxhetin e qytetarëve nga vendimet gjyqësore dhe pronat e konfiskuara, asgjë prej tyre nuk ndodhi.

Madje në mandatin e tij u asgjësua edhe Prokuroria me statusin special të cila kishte hapur dhjetëra raste mbi bazën e përgjimeve e ndër to edhe përgjimin masiv të mbi 20 mijë qytetarëve të njohur si “Target-Fortesa”, akuza për të cilin ditë më parë u ndërpre.

Zaev derisa ishte në funksion kishte garantuar se asnjëherë nuk do të lejon që një lëndët e ish PSP-së të bien, të vjetërsohet apo të mos gjykohet.

“Askund nuk ka shmangie dhe nuk do të ketë ndonjë ndikim ndaj proceseve të PSP-së ose Prokurorisë Publike. Kur reagonte opinioni ishte në rregull, Kodi Penal duhej të ndryshohej për zbatimin e rregullativës Evropiane këtu tek ne, por asnjë ndryshim nuk do të ketë implikime, të bie ndonjë vepër, të vjetërsohet apo diçka e tillë. Sundimi i ligjit mbetet dhe kemi kujdes që të mos e kalojmë vijën e kuqe”, kishte thwnw Zoran Zaev, Ish kryeministër.

Ish drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijallkov shpëtoi nga vepra më e rëndë penale për të cilën akuzohej, ndërsa bashkëpunëtorët e tij Goran Gruevski, Nikolla Boshkovski dhe Vlladimir Varellov do të ndiqen penalisht për shkatërrimin e qëllimshëm të pajisjeve për përgjim. / Alsat.mk

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit