Në orën 19:00 mbyllen vendvotimet në Komunën e Bërvenicës, ku sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës.
Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), deri në orën 18:30 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 7.241 qytetarë, që përbën 44,57% të votuesve, njofton TS.
Në garën për kryetar të Komunës së Bërvenicës janë gjashtë kandidatë.
Pas mbylljes së vendvotimeve pritet të nisë numërimi i votave, ndërsa të dhënat zyrtare do të tregojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe pjesëmarrjen përfundimtare të qytetarëve në procesin zgjedhor.








