Një video është shpërndarë në rrjetet sociale ku shihen disa adoleshentë sesi rrezikojnë jetët e tyre dhe sigurinë në trafikun e Shkupit, përcjell TV21. Sipas videos, të rinjtë performojnë vallëzimin e famshëm të “Kultivimi i aurës”, që u bë trend pasi për herë të parë u performua në një varkë nga Rayyan Arkan Dikha në Indonezi.





