Mbi 40 piktorë nga trevat shqiptare do të mblidhen në Shkup

Advertisement

Nga 26 deri më 30 nëntor 2026, në Shkup do të mbahet edicioni i nëntë i kolonisë artistike “Shkupi në telajo” i cili do të mbledhë mbi 40 piktorë nga trevat shqiptare. Kjo ngjarje artistike do të organizohet në atmosferën e festave të Nëntorit, me synim promovimin e krijimtarisë artistike, bashkëpunimit kulturor dhe vlerave të trashëgimisë historike e kulturore të Shkupit.

Gjatë pesë ditëve, artistët pjesëmarrës do të krijojnë vepra të frymëzuara nga arkitektura, trashëgimia kulturore dhe jeta e qytetit, me theks të veçantë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Punimet e realizuara do të prezantohen përmes një ekspozite të hapur për publikun, duke pasuruar programin kulturor të festave të Nëntorit dhe duke sjellë interpretime të ndryshme artistike të qytetit.

Kolonia artistike “Shkupi në telajo” organizohet nga Instituti për Libër dhe Promocion, me mbështetjen e Komunës së Çairit. Ky aktivitet tradicional synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet artistëve, të nxisë shkëmbimin e përvojave krijuese dhe të promovojë Shkupin si qendër të rëndësishme të veprimtarisë artistike dhe kulturore.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit