Një 59-vjeçar nga rrethina e Tetovës ka denoncuar në polici se është mashtruar për shitjen e një automjeti transportues me vlerë 11.000 euro.
Tetovasot raporton se, sipas denoncimit, në prill të vitit 2026 ai ishte marrë vesh me S.B. nga rajoni i Shkupit për shitjen e automjetit me pagesë me këste. Megjithatë, deri më tani blerësi nuk ka paguar shumën e dakorduar dhe nuk e ka kthyer automjetin.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.






