31.8 C
Skopje
Sunday, June 15, 2025

Mashtrohet 83-vjeçarja nga Shkupi! Ia morën mbi 17 mijë euro

Gjatë ditës së djeshme, 83-vjeçarja nga Shkupi denoncoi në polici se është mashtruar nga një person që ishte paraqitur si polic. Sipas saj, iu morën 17,300 euro. Policia po merret me zbardhjen e rastit

“Më 23.05.2025, në orën 18:30 në Stacionin Policor Bit Pazar, një grua 83-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 17,300 eurosh.

Sipas raportit, personi e ka kontaktuar në telefon duke u paraqitur falsisht si punonjës policie dhe e ka informuar se mbesa e saj kishte shkaktuar një aksident rrugor ku ishte përplasur një fëmijë migrant që kishte vdekur.

Sipas denoncimit, ajo ka tërhequr paratë nga banka dhe i ka lënë në vendin e caktuar, ndërsa më vonë ka kuptuar se ishte mashtruar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në raportin e policisë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit