Manasievski: Mbetjet e LSDM-së dhe BDI-së në gjyqësor përsëri vepruan në favor të tyre, përkatësisht i mbrojtën kriminelët

Advertisement

Të nderuar,
Mbetjet e LSDM-së dhe BDI-së në gjyqësor përsëri vepruan në favor të tyre, përkatësisht i mbrojtën kriminelët.
Gjykata Supreme, e udhëhequr nga Afrim Fidan, Xhemaili Saiti dhe Safet Kadriu, e ka shfuqizuar aktgjykimin për rastin Llaskarcë, në të cilin humbën jetën 16 qytetarë, dhe i ka liruar fajtorët. E përsëris, Afrim Fidan, Xhemaili Saiti dhe Safet Kadriu e kanë shfuqizuar aktgjykimin për aksidentin e trafikut në Llaskarcë, duke i liruar personat përgjegjës.
Në të njëjtën kohë, Gjykata Supreme e ka liruar nga burgu edhe Stevço Jakimovskin, i cili ishte dënuar me aktgjykim të formës së prerë për krim.
Vetëm në gjyqësorin dhe prokurorinë maqedonase mund të ndodhë që për një rast ku humbin jetën 16 persona të mos ketë asnjë përgjegjës. E njëjta gjë vlen edhe për spitalin modular, ku humbën jetën 14 persona, ndërsa sipas organeve të drejtësisë nuk ka asnjë fajtor.
Për më tepër, a është e saktë informata se këta gjyqtarë janë të afërt me strukturat e BDI-së?
Të nderuar,
Vendimet e Gjykatës Supreme, të udhëhequr nga Afrim Fidan, Xhemaili Saiti dhe Safet Kadriu, morën edhe një konfirmim tjetër se përse besimi i qytetarëve në gjyqësor është në nivelin më të ulët.
Instalimet politike të LSDM-së dhe BDI-së, të ndërtuara ndër vite, nuk zhduken brenda natës. Ato vazhdojnë të përpiqen t’i përdorin bastionet e fundit në institucione për të mbrojtur sistemin që vetë e kanë krijuar.
Maqedonisë nuk i duhet një gjyqësor dhe prokurori që do të jenë bastion i LSDM-së dhe BDI-së. I duhet një gjyqësor dhe prokurori që do të jenë bastion i drejtësisë.
Nuk do të heshtim dhe nuk do të heqim dorë. Drejtësi dhe përgjegjësi duhet të ketë.
Me respekt,
Qendra për Komunikime e VMRO-DPMNE-së

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit