Më 01.11.2026, në periudhën nga ora 12:00 deri në orën 18:00, në të gjithë territorin e shtetit, Sektori i Çështjeve të Trafikut pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme realizoi aksion kontrolli, me qëllim zbulimin dhe sanksionimin e shoferëve që drejtojnë automjete me shpejtësi më të madhe nga ajo e lejuar.
Gjatë kontrollit të realizuar janë konstatuar gjithsej 434 kundërvajtje, nga të cilat 192 kanë të bëjnë me shoferë që kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar në vendbanim, ndërsa 242 kundërvajtje janë konstatuar jashtë vendbanimit.
Në kuadër të kontrollit është evidentuar edhe një rast i veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“, në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal.
Gjithashtu, janë konstatuar edhe 103 lloje të tjera kundërvajtjesh.
Për të gjitha kundërvajtjet e konstatuara janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me dispozitat ligjore.
Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me realizimin e aksioneve të kontrollit në trafik dhe u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë përgjegjësi dhe kujdes, të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e dispozitat e trafikut.
Respektoni rregullat dhe dispozitat e trafikut, sepse çdo jetë ka rëndësi.








