Të paktën tre persona, përfshirë një punonjës shpëtimi, u vranë në sulmet me raketa ruse në Ukrainë nga nata e së premtes deri të shtunën, thanë autoritetet ukrainase.
“Një punonjës shpëtimi u vra dhe një tjetër u plagos pas sulmeve të përsëritura me raketa në komunitetin Petropavlivska të rajonit të Dnipropetrovsk”, tha ministria e brendshme në mediat sociale.
Në të njëjtën zonë, “një grua tjetër u vra dhe shtatë persona u plagosën”, tha ministria, duke vënë në dukje se “dëme u shkaktuan në automjete zjarrfikëse, ndërtesa apartamentesh dhe dyqane”.
Moska gjithashtu shënjestroi Kievin, duke vrarë një person dhe duke plagosur dhjetë të tjerë, sipas kreut të komandës ushtarake të qytetit, Timur Tkachenko .
Rusia lëshoi ”nëntë raketa balistike Iskander-M” dhe “64 dronë sulmues” dhe lloje të tjera kundër Ukrainës, sipas Forcave Ajrore Ukrainase, të cilat deklaruan se shkatërruan 50 dronë dhe katër raketa.





