LSDM: Nuk ka dokument a është uji për pije në Gostivar

Advertisement

LSDM kërkon të publikohet nëse janë kryer analizat e ujit të pijshëm në Gostivar dhe pse ato deri tani nuk janë bërë publike. Sipas tyre, nuk ka asnjë institucion apo person përgjegjës që qëndron pas konstatimit për rregullsinë e ujit dhe deri më tani nuk është publikuar asnjë dokument i vlefshëm që konfirmon se uji është i sigurt për qytetarët. Rezultatet e para për të përcaktuar nëse uji është i përshtatshëm për pije ishin paralajmëruar për 20 gusht, por gjashtë ditë më herët, përkatësisht një ditë para kthimit të Mickoskit nga udhëtimi, u njoftua se uji është i sigurt, edhe pse për këtë nuk është  publikuar asnjë analizë, thonë nga opozitarja LSDM.
 “LSDM prej ditësh publikisht kërkon nga Qeveria e Mickoskit që të publikojë dokumentin zyrtar, analizën apo rezultatin që konfirmon se uji në Gostivar është i sigurt për pije. Pyetja është pse fshihet dokumenti zyrtar për ujin në Gostivar? Pse nuk publikohet? Cili institucion e ka bërë analizën e ujit dhe cilat janë rezultatet? Kush e ka nënshkruar raportin dhe kush, me nënshkrimin e tij, garanton se uji është i sigurt? Cili institucion e ka bërë analizën e ujit dhe cilat janë rezultatet? Kush e ka nënshkruar raportin dhe kush, me nënshkrimin e tij, garanton se uji është i sigurt?”, tha Maja Borozan –  LSDM.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit