24.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

LSDM: Mitreski kryetari i Kuvendit, Zeçeviq shef i shtabit zgjedhor

Deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski, 100 ditë para zgjedhjeve do të jetë kryetar i ri i Kuvendit. Siç tha zëdhënësi i partisë Darko Kaevski, Mitreski është zgjedhja e partisë për kryeparlamentarin e ri sepse është deputet me përvojë shumëvjeçare, i ndershëm, punëtor dhe i përkushtuar ndaj qytetarëve dhe shtetit.

Ai po ashtu informon se si konkluzion i dytë i Bordi Ekzekutiv i LSDM-së, sekretari i përgjithshëm i partisë ngarkohet që të përgatisë një plan për procedurën, mënyrën dhe kriteret për zgjedhjen e kandidatit për kryetar për zgjedhjet presidenciale, sipas Statutit të partisë.

“Si konkluzion të tretë, Bordi Ekzekutiv propozoi sekretarin e përgjithshëm Mile Zeçeviq Vardarski për shef të shtabit qendror zgjedhor të LSDM-së. LSDM është gati dhe shkon në zgjedhje për fitore të dyfishtë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. LSDM do të propozojë kandidatin fitues për president dhe do të formojë Qeverinë e ardhshme pro-evropiane”, shtoi Kaevski.

Mbrëmë është marrë vendimi me të cilin kryetari i partisë Kovaçevski autorizohet që të fillojë bisedimet përgatitore dhe konsultimet me partitë parlamentare për qeverinë teknike.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit