11.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Limani: Zhbllokuam procesin e dhënies së provimeve profesionale për marrje të licencave të punës në institucionet e fëmijëve

Me ndryshimet e fundit ligjore nga ligji për mbrojtje të fëmijëve, është mundësuar që dhënia e provimit për të marrë licencë për punë në kopshte, të bëhet edhe në formë të shkruar sepse forma elektronike nuk funksiononte siç duhet. Sipas Ministrit për politikë sociale, demografi dhe të rinj Fatmir Limani, me ndryshimet ligjore, të gjithë që duan të punësohen në çerdhe, duke filluar nga drejtori, punëtorë, përkëdhelëse apo edukatorë, duhet doemos të marrin licencën për punë.

“Iniciuam ndryshime në ligjin për mbrojtjen e fëmijëve që mundëson profesional të realizohet në formë të shkruar si zgjidhje e përkohshme deri më 1 janar 2026 dhe pas këtij afati, procesi i licencimit do të vazhdojë në mënyrë elektronike. Veçanërisht dua të theksoj se me këto ndryshime, për herë të parë provimi profesional do të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe edhe në gjuhën maqedonase. Në të njëjtën kohë edhe licenca do të lëshohet edhe në gjuhën shqipe”, deklaroi Fatmir Limani – Ministër i Politikës Sociale, Demografi dhe Rini. /Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit