Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani pas pjesëmarrjes në talimin e parë të Komitetit për Investime Publike, ka theksuar se vendi po investon për gjeneratat e tashme dhe të reja.
“Takimi i parë i Komitetit për Investime Publike
Me themelimin e Komitetit për Investime Publike, vendosim standarde të reja në mënyrën se si shteti planifikon dhe investon.
Kjo nuk është thjesht një çështje administrative – por një ndryshim thelbësor, duke vendosur kritere të qarta, strategji dhe përgjegjësi.
Investojmë për gjeneratat e sotme dhe ato të reja. Për infrastrukturë më të mirë, shëndetësi, arsim, digjitalizim, energjetikë dhe një të ardhme më të mirë për çdo qytetar”, ka shkruar mes tjerash ministri Fatmir Limani./Ora24.tv






