Gjykata Penale në Shkup e shpalli fajtorë ish-drejtoren e Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane, Lidija Dimova, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, duke e dënuar me 2 vite burg. Ajo gjithashtu duhet të paguajë 10 mijë denarë gjoba, shpenzimet gjyqësore dhe të kompensojë 22,7 milion denarë brenda gjashtë muajsh ndaj Agjencisë.
Dimova u shpall e pafajshme për veprën penale “mashtrim”, ndërsa e akuzuara tjetër, Ana Pavlidu, u lirua për shkak të mungesës së përgjegjësisë penale. Sipas aktakuzës, Dimova kishte mundësuar përfitime të paligjshme për të tretë, duke dëmtuar fondet evropiane me 2.8 milion denarë.